75 Mall Live Search
12:52 / E Mërkurë, 23 Prill 2025 / MSH

Tërmet në Turqi, momenti kur moderatorja e CNN-it e ndërpret intervistën

Një tërmet me magnitudë prej 6.2 ballësh ka goditur sot Turqinë Perëndimore.

Dridhjet e tokës janë ndierë dukshëm te të gjithë, transmeton IndeksOnline.

Në lidhje direkte ato çaste ishte moderatorja e CNN-it turk, Meltem Bozbeyoglu, e cila po zhvillonte një intervistë telefonike në edicionin qëndror të lajmeve.

Ajo u detyrua të ndërpriste intervistën, duke bërtitur “Po bëhet tërmet”.

Teksa nuk dihet ende nëse ka viktima, Qendra Gjermane Kërkimore për Gjeoshkencat thotë se tërmeti ishte në një thellësi prej 10 km.