Shtyhet seanca ndaj Jon Hotit, mungoi avokati mbrojtës

Seanca fillestare ndaj Jon Hotit, i akuzuar për vrasjen e dyfishtë në Klinë, është shtyrë sot në Gjykatën Themelore në Pejë.
Shkak për shtyrjen u bë mungesa e avokatit mbrojtës të të akuzuarit, Jon Hoti, Jeton Maqedonci.
Sipas trupit gjykues, avokatit Maqedonci i ishte dërguar ftesa në mënyrë të rregullt, por ai ka njoftuar se ndodhet jashtë shtetit dhe se e ka pranuar ftesën vetëm sot.
Kjo bëri që gjykata të vlerësojë se nuk janë përmbushur kushtet ligjore për zhvillimin e seancës, duke vendosur shtyrjen e saj për një datë tjetër.
Rastin po e përfaqëson prokurorja Valbona Disha nga Departamenti i krimeve të rënda, ndërsa akuzat ndaj Jon Hotit lidhen me vrasjen e Rexhep dhe Allison Shlivovës më 13 nëntor 2024 në Klinë./IndeksOnline/