75 Mall Live Search
14:11 / E Mërkurë, 23 Prill 2025 / G T

Erëleta Memeti ndryshon ambient, nënshkruan me skuadrën që pritet të bëjë gara në Champions League

Futbollistja e Kombëtares së Kosovës, Erëleta Memeti, është bërë me skuadër të re.

Memeti ka firmosur me ekipin e Eintracht Frankfurtit dhe nga sezoni i ri do jetë pjesë e tyre, shkruan Indeksonline

Frankfurti pritet të bëjë gara në Champions League për sezonin e ri, pasi momentalisht në ligë është në pozitën e 3-të me 41 pikë.

25-vjeçarja është pjesë e Hoffenheimit, e cila ka shënuar pesë gola dhe ka bërë pesë asiste në 17 ndeshjet e fundit.

Ajo ishte transferuar te Hoffenheimi nga skuadra e Freiburgut. Kurse më parë ka qenë pjesë e Wolfsburgut dhe Sinderlfingenit./Indeksonline/