Policia jep detaje nga aksidenti në Varosh, dy persona pësojnë lëndime

Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite në rrugën Varosh- Gerlicë të Ferizajit.
Lidhur me këtë aksident nga Policia e Kosovës për Indeksonline ka dhënë detaje.
Kanun Veseli – zëdhënës i PK-së për Rajonin e Ferizajit tha se në këtë aksident trafiku dy persona kanë pësuar lëndime
‘’Ju njoftojmë se rreth orës 15:40 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore në rrugën Varosh – Gerlicë të FerizajtPërveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy persona meshkuj, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj’’, u shpre ai.
Në vend të ngjarje kanë dalë Njësia e Hetimeve të Aksidenteve, ka shtuar më tutje Veseli./Indeksonline/