75 Mall Live Search
19:39 / E Mërkurë, 23 Prill 2025 / Z S

Nesër përurohet ura e re në Rugovë të Hasit

Gjatë ditës së nesërme pritet që të përurohet ura e re në Rugovë të Hasit.

Me këtë rast të pranishëm pritet të jenë dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrin Hysen Durmishi.

Ndertimi i ures kap vlerën prej 1 milionë Euro, me gjerësi prej 6 metra, me 1.5 metra trotuar në të dy anët, si dhe pershkon gjatësine prej 150 metrave.

Ngjarja nis nga ora 09:00./Indeksonline/