75 Mall Live Search
22:11 / E Mërkurë, 23 Prill 2025 / Z S

Dyshohet për një të plagosur në Emshir

Një person dyshohet se ka mbetur i plagosur në lagjen Emshir në Prishtinë, i cili është jashtë rrezikut për jetë.

Klankosova mëson se i dyshuari për plagosjen është Valton Sadiku dhe se i njëjti është arratisur nga vendi i ngjarjes.

Në vend të ngjarjes janë policia dhe autoambulanca.

Në lidhje me ngjarjen, Indeksonline ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar./Indeksonline/