75 Mall Live Search
23:04 / E Mërkurë, 23 Prill 2025 / Gj. Sh

Çfarë Arsenali, s’u ndalë nga Reali, por i del “arrë” e fortë Cristali

Në Liverpul ka nisur festa për titullin e 20-të të Premierligës.

Kjo pasi Arsenali sonte ka barazuar me Crystal Palacin, me rezultat 2-2, shkruan IndeksOnline.

”Topçinjtë” e nisen shumë mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi me golin e Jakub Kiwior, qysh në minutën e 3-të.

Ebereich Eze barazoi shifrat në minutën e 27-të.

Leandro Trossard riktheu epërsinë e Arsaenalit, me golin e shënuar në minutën e 42-të.

Por një pikë Crystal Palacit nga kjo përballje ia siguroi Jean-Philippe Mateta, i cili shënoi golin e barazimit në minutën e 83-të.

Arsenal tashmë pothuajse nuk ka fare shpresa për titullin e kampionit, pasi kur kanë mbetur edhe katër ndeshje nga fundi i kampionatit, ka 67 pikë dhe është plot 12 pikë mbrapa Liverpulit, ku i nevojitet vetëm një pikë për tu shpallur kampion i Anglisë.

Në anën tjetër, Crystal Palace renditet në vendin e 12-të në tabelë, me 45 pikë./IndeksOnline/