75 Mall Live Search
23:40 / E Mërkurë, 23 Prill 2025 / Gj. Sh

Camavinga me shumë gjasë e humb ”El Clasicon”

Eduardo Camavinga me shumë gjasë e humb ”El Clasicon” ndaj Barcelonës.

Mesfushori francez pësoi një lëndim në ndeshjen e sotme ndaj Getafes, ku Reali fitoi me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.

Ai u përpoq të vazhdonte lojën, por u pa duke çaluar disa çaste më pas dhe u largua nga fusha para kohe.

Lëndimi i Camavinga duket serioz dhe sipas të gjitha gjasave do të mungoj në finalen e madhe të Copa del Rey ndaj Barcelonës, e cila zhvillohet të shtunen më 26 prill./IndeksOnline/