Osmani nderon të rënët në Helsinki të Finlandës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po vazhdon të qëndrojë në Finlandë.
Gjatë ditës së sotme, ajo ka bërë homazhe në varrezat Hietaniemi në Helsinki.
Osmani nderoi ata që luftuan për lirinë e Finlandës me nder dhe përkushtim.
“Ky vend mbetet një kujtesë e fuqishme e sakrificave të bëra në emër të lirisë, pavarësisë dhe demokracisë”, ka shkruar Osmani në Facebook.