75 Mall Live Search
10:23 / E Premte, 25 Prill 2025 / H F

Dy të mitur të maskuar tentojnë të vjedhin në dy shkolla në Ferizaj, njëri arrestohet

Një i mitur është arrestuar nga policia në Ferizaj, pas një tentative për vjedhje në dy shkolla të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, ku dy të mitur, të maskuar, kanë tentuar të hynin në shkollën teknike “Pjetër Bogdani” dhe më pas në shkollën fillore “Tefik Çanga”.

Pasi nuk kanë gjetur asgjë me vlerë në shkollën e parë, ata kanë vazhduar në shkollën tjetër, ku kanë depërtuar me forcë në kantinën e objektit. Aktivizimi i alarmit të sigurisë i ka detyruar të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Njëri prej të dyshuarve, E.T. (16 vjeç), është ndaluar nga sigurimi privat “Skifterat” në afërsi të tregut të gjelbër dhe është arrestuar nga policia, ndërsa bashkëpunëtori i tij, rreth 13 vjeç, ka arritur të ikte.

Me urdhër të prokurorit nga Departamenti për të mitur, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Vjedhje e rëndë – e mbetur në tentativë”. Ai është ndaluar për 24 orë për procedura të mëtejme hetimore.