Zhgënjimi, linçimi dhe shpifjet e drejtuara ndaj Duda Baljes, regres i madh për standardet demokratike, thotë Ismet Kryeziu

Ismet Kryeziu nga shoqëria civile, i ka dal në mbrojtje deputetes boshnjake në Parlamentin e Kosovës, Duda Balje.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se zhgënjimi, linçimi dhe shpifjet e drejtuara ndaj një deputeteje, aq më tepër një gruaje dhe përfaqësueseje të një komuniteti pakicë, janë jo vetëm të papranueshme, por përbëjnë edhe një regres të madh për standardet demokratike.
Postimi i plotë:
Duda Balje, si çdo deputet tjetër, ka të drejtën kushtetuese të shprehë vullnetin e saj politik pa iu nënshtruar presionit apo frikësimit. Në një demokraci, deputetët nuk janë të detyruar të votojnë në një mënyrë të caktuar vetëm sepse një pjesë e opinionit publik ose disa eksponentë të partisë më të madhe e kërkojnë këtë. Mbi të gjitha, si grua në politikë dhe si përfaqësuese e një komuniteti pakicë, ajo meriton respekt të dyfishtë për autonominë e saj vendimmarrëse.
Zhgënjimi, linçimi dhe shpifjet e drejtuara ndaj një deputeteje, aq më tepër një gruaje dhe përfaqësueseje të një komuniteti pakicë, janë jo vetëm të papranueshme, por përbëjnë edhe një regres të madh për standardet demokratike.
Kuvendi nuk po arrin të konstituohet, jo për shkak të një deputeteje, por për shkak të mungesës së një marrëveshjeje politike.