Chelsea i afrohet zonës “Champions”, mposht Evertonin

Chelsea ka arritur të mposht Evertonin në “Stamford Bridge”, me rezultat minimal 1-0.
“Blutë” e Londrës, arritën fitoren e dytë radhazi dhe është nga më të rëndësishmet për të arritur në zonën “Champions”.
A crucial victory! ✊#CFC | #CHEEVE pic.twitter.com/U4OpmPJ8m7
— Chelsea FC (@ChelseaFC) April 26, 2025
Golin e vetëm të ndeshjes e ka realizuar senegalezi, Nicolas Jackson në minutën e 26-të.
Me këtë fitore Chelsea, ngjitet në pozitën e 4-të në tabelë me gjithsej 60 pikë, ndërsa Evertoni në pozitën e 13-të me 38 pikë./IndeksOnline/