75 Mall Live Search
19:22 / E Shtunë, 26 Prill 2025 / FR

Policia: 4 të lënduar nga aksidenti zingjiror në Sllatinë

Një aksident zingjiror ka ndodhur sot rreth orës 18:15 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, sakësisht në Bresje.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici, Bajram Krasniqi, ku bëri të ditur se 6 vetura janë përfshirë në aksident.

Krasniqi, njoftoi se katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 18:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (Bresje-F.Kosovë). Njësia e trafikut njofton se në aksident janë përfshirë gjashtë vetura. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore janë marrë me procedurat lidhur me aksidentin”, ka thënë Krasniqi.

Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./IndeksOnline/