”El Clasico”/ Ancelotti shuan dyshimet, publikohet formacioni zyrtar i Realit

Sonte është nata e ”El Clasicos” ku në finalen e Copa del Rey, do të përballen Real Madridi dhe Barcelona
Ndeshja zhvillohet në ”Estadio de La Cartuja” të Sevillas, më fillim nga ora 22:00, shkruan IndeksOnline.
Gjatë ditës ka pasur shumë raportime e dilema rreth formacionit startues, ku Carlo Ancelotti ka shuar dyshimet.
Kylian Mbappe duket se nuk e ka kaluar plotësisht lëndimin dhe nuk do të luaj nga minuta e parë.
U raportua se Federico Valverde ka disa probeme, por megjithatë ai është në 11-shen startuese.
Formacioni zyrtar i Real Madridit: Courtois, Lucas Vasquez, Asencio, Rudiger, Mendy, Valverde, Tchouameni, Ceballos, Bellingham, Rodrygo, Vinicius./IndeksOnline/
