75 Mall Live Search
22:12 / E Shtunë, 26 Prill 2025 / Gj. Sh

Pak para meçit jetësor, Azet përkrah nga afër Ardian Krasniqin

Pas pak orësh, boksieri junikas Ardian Krasniqi, do të ndeshet me argjentinasin Diego Ramirez.

Krasniqi po merr mbështetje nga shumë fytyra publike, e në Gjermani për ta përkrahur nga afër ka shkuar edhe reperi me famë ndërkombëtare, Azet, shkruan IndeksOnline.

”Le të shkojmë shqipe, krenar me ty”, ka shkruar Azet në një postim në Instagram.

Nipi i Luan Krasniqit u shpreh se është gati për këtë luftë.

Përballja ndaj argjentinasit do të jetë më e madhja për boksierin kosovar.

28 vjeçari do të tentojë ta mbrojë brezin WBO Intercontinental.