Nuk ka fitues në ”La Cartuja”, kampioni vendoset në vazhdime

Një spektakel i madh u zhvillua në 90 minuta lojë në ”Estadio de La Cartuja” të Sevillas, në finalen e Copa del Rey.
Pavarësisht se u shënuan katër gola në ndeshjen mes Barcelonës dhe Realit, koha e rregullt u mbyll me barazim 2-2 dhe kampioni do të vendoset në vazhdime, shkruan IndeksOnline.
Barcelona shkoi në pushim me epërsi prej një goli, pasi Pedri shënoi në minutën e 28-të.
Në pjesën e dytë Reali u këndell dhe arriti ta përmbyste rezultatin.
Fillimisht Kylian Mbappe shënoi një supergol në minutën e 70-të nga gjuajtja e lirë.
Shtatë minuta më pas, Aurelien Tchouameni i dha epësinë ”galaktikëve”.
Por Barcelona nuk u dorëzua dhe arriti të barazonte shifrat në 2-2, me golin e Ferran Torres në minutën e 84-të, duke e çuar ndeshjen në Extra-Time./IndeksOnline/