75 Mall Live Search
10:17 / E Diele, 27 Prill 2025 / Gj. Sh

Daut Haradinaj (AAK): Jemi të gatshëm për zgjidhje…

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj tha se janë për gjetjen e një zgjidhjeje për konstituimin e Kuvendit.

“Jemi për të bërë zgjidhje, sa më shpejt që është e mundshme”, tha ai para se të hynte në Kuvend për vazhdimin e seancës konstituive.

Megjithatë, ai tha se zgjidhja e kësaj çështjeje i takon LVV-së.

“Ne jemi të gatshëm t’i japim zgjidhje”, tha ai.

Haradinaj tha se “do të ishte shumë e udhës që presidentja t’i ftonte partitë parlamentare në një takim”.

Ai tha se “duket se (LVV) nuk e kane për qëllim” zhbllokimin e Kuvendit.