75 Mall Live Search
16:52 / E Diele, 27 Prill 2025 / G T

Dukagjini merr tri pikë të “arta” në luftë për mbijetesë

Skuadra e Dukagjinit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Feronikelit ’74, e vlefshme për javën e 31-të në Superligën e Kosovës.

Ekipi mysafir shënuan të parët gol, me anë të Sokol Kiqinës, shkruan Indeksonline

Por, në pjesën e dytë – ekipi i Dukagjinit riktheu rezultatin në favor të saj.

Fillimisht shënoi Hekuran Berisha në minutën e 48’të dhe më pas për 2:1 shënoi Egzon Sinani në minutën e 64’të.

Me këtë fitore, Dukagjini shkon në kuotën e 40 pikëve në pozitën e 6-të, duke vendosur Llapin në zonën e barazhit, por kjo e fundit ka një ndeshje më pak./Indeksonline/