Vdes ylli i shfaqjes së famshme “RuPaul’s Drag Race”

Ka ndërruar jetë interpretuesja filipinase, Jiggly Caliente, e cila u bë e famshme duke konkurruar në reality show-n popullor RuPaul’s Drag Race.
Ajo ishte 44 vjeç, transmeton Indeksonline.
Caliente, emri i vërtetë i së cilës ishte Bianca Castro, vdiq sot, më 27 prill, disa ditë pasi iu këputen këmbën për shkak të një infeksioni të rëndë, njoftoi familja e saj.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Bianca Castro-Arabejo, e njohur dhe e dashur nga shumë si Jiggly Caliente. Bianca ndërroi jetë më 27 prill 2025 në orën 4:42 të mëngjesit, e rrethuar nga familja e saj e dashur dhe miqtë e ngushtë”, shkruan familja./Indeksonline/
