Vërshimet në Pejë/ 4 familje bllokohen në Rugovë, pas rrëshqitjes së dheut

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë sot komunën e Pejës kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në qendër të qytetit, pasi kanali Çokolica ka dalë nga shtrati. Si pasojë, disa zona urbane janë përmbytur, duke shkaktuar dëme materiale dhe vështirësi në qarkullim.
Ndërkohë, reshjet kanë shkaktuar edhe rrëshqitje dheu në rrugën Rugovë–Pejë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në fshatin Shtupeç i Vogël janë bllokuar katër deri në pesë familje në këtë rrugë.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se qytetarët janë nga Komuna e Prishtinës.
IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar për rastin.