75 Mall Live Search
09:28 / E Hënë, 28 Prill 2025 / S Z

Dhunë në familje/ Sulmohet me thikë një grua nga Podujeva

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Podujevë, ku një burrë është arrestuar, pasi që kishte sulmuar me thikë një grua. Gjatë kontrollit në dhomën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar pesë thika. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Podujevë  27.04.2025, 13:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai dyshohet se kishte sulmuar me mjet të mprehtë viktimën femër kosovare. Gjatë kontrollit në dhomën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar pesë mjete të mprehta (thika). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/