75 Mall Live Search
15:28 / E Hënë, 28 Prill 2025 / L A

Mësohet se kush do të gjykojë ndeshjen Barcelona-Inter

Na ndajnë edhe dy ditë nga ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Interit.

Dhe UEFA ja ka besuar këtë ndeshje francezit, Clement Turpin.

Turpin, do të referojë për herë të shtatë në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe së fundi kishte referuar ndeshjen Atletico Madrid-Real Madrid.

Kujtojmë se ndeshja gjysmëfinale mes Barcelonës dhe Interit, do të zhvillohet në “Montjuic”, të mërkurën në orën 21:00./IndeksOnline/