Real Madrid fiton betejën ligjore ndaj La Ligës
Real Madrid ka dalë fitues në një proces të gjatë gjyqësor kundër La Ligës, i cili lidhej me menaxhimin e të drejtave televizive në futbollin spanjoll.
Sipas raportimeve nga mediaat spanjolle, La Liga kishte përjashtuar klubin madrilen nga takimet e vitit 2022 për menaxhimin e të drejtave të transmetimit televiziv, me Real Madridin që bëri ankesa në gjykatat e vendit, shkruan IndeksOnline.
Çështja u shqyrtua në disa instanca gjyqësore në Spanjë, ku të gjitha gjykatat vendosën në favor të klubit madrilen, duke e konsideruar përjashtimin e tij të padrejtë.
La Liga më pas e apeloi vendimin në Gjykatën Supreme të Spanjës, por edhe kjo e fundit e mbështeti vendimin e mëparshëm, duke refuzuar ankesën e saj.
Me këtë vendim, Real Madrid konsiderohet se ka fituar plotësisht betejën ligjore ndaj La Ligas, në çështjet që lidhen me menaxhimin e të drejtave televizive në futbollin spanjoll./IndeksOnline/

