Musliu: Kandidatura e Albulenës përbën një kërcënim për besimin e qytetarëve

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka quajtur si kërcënim për besimin e qytetarëve kandidimin e Albulena Haxhiut si kandidate për kryetare të kuvendit.
“Kandidatura e Albulenës për kryetare të kuvendit nuk është thjesht një bllokim i procesit të konstituimit të institucioneve; ajo përbën një kërcënim për besimin e qytetarëve në shtet.
Kjo situatë, e cila reflekton një krizë të thellë politike, ka pasoja të gjata për stabilitetin institucional dhe për zhvillimin e Kosovës, duke krijuar një hendek mes institucioneve dhe nevojave të popullit. Me një veprim të tillë, po ndihmohet që stagnimi të bëhet normë, duke e vendosur vendin në një rreth vicioz të dështimeve”, shkruan Musliu në reagim./Indeksonline/