75 Mall Live Search
12:09 / E Martë, 29 Prill 2025 / H F

Emërohet ambasadori i ri i Italisë në Kosovë

Ambasada italiane ka bërë të ditur emrin e ambasadorit të ri të Italisë në Kosovë. Ai do të jetë diplomati Maurizio Antonini.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “X”.

“I nderuar që të marr detyrën e Ambasadorit të Italisë në Kosovë. I vendosur që të fuqizoj lidhjet mes dy shteteve në të gjitha fushat e bashkëpunimit, duke përfshirë edhe për hir të perspektivës së Prishtinës për integrim evropian”, citohet se ka thënë ai.