75 Mall Live Search
09:23 / E Mërkurë, 30 Prill 2025 / MSH

Digjet një hotel në Indi, raprtohet për viktima

Të paktën 14 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer të martën në një hotel në qytetin e Kalkutës, në Indinë Lindore, ka bërë të ditur policia. Një oficer policie u ka thënë gazetarëve se zjarri ka shpërthyer të martën në mbrëmje në hotelin Rituraj në qendër të Kalkutës, dhe është shuar pas një përpjekjeje të mundimshme.

Shkaku i zjarrit nuk është bërë ende i qartë, raporton AP-ja.

Zjarret janë të zakonshme në Indi, ku ndërtuesit dhe banorët shpesh shpërfillin ligjet e ndërtimit dhe kodet e sigurisë.

Aktivistët thonë se ndërtuesit shpesh evitojnë çështjet e sigurisë për të kursyer kostot.

Në vitin 2022, të paktën 27 njerëz kanë vdekur kur një zjarr masiv shpërtheu një ndërtesë tregtare katërkatëshe në New Delhi.