U kapën me armë, arrestohen e më pas lirohen dy të dyshuarit në Skënderaj

Policia ka njoftuar se dy persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje janë arrestuar në Skënderaj.
Ata janë arrestuar derisa policia po kontrollonte veturën ku ishin të dyshuarit.
Pas intervistimit dhe procedurave të tjera me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
Policia në Skënderaj arreston dy persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje.
Skënderaj 30 prill 2025
Sot, më 30 prill 2025, policia në Skënderaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për posedim të armëve pa leje.
Arrestimi i dy të dyshuarve është realizuar në kohën kurë njësia policore gjatë kontrollit të një veture tek i dyshuari (shoferi) në posedim është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri e llojit pistoletë me shtatë fishek, ndërsa tek i dyshuari tjetër pasagjeri është gjetur një mjet i mprehtë (thikë).
Dy të dyshuarit pas intervistimit dhe procedurave të tjera me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj dy të dyshuarve është iniciuar rastet për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.