75 Mall Live Search
16:51 / E Mërkurë, 30 Prill 2025 / Z S

Situatë e njejtë, AAK nuk ka votë për Haxhiun

Edhe gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet seanca e nëntë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të propozojë Albulena Haxhiun për kryetare të kuvendit.

Mirëpo nga AAK-ja nuk do të ndryshojnë qëndrim, sikurse tetë herave të fundit.

Time Kadrijaj deputete nga ky subjekt politik ka thënë se kjo parti nuk ka ndryshuar qëndrim nga hera e kaluar.

‘’Nuk kemi ndryshuar qëndrim karshi propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje’’ ka thënë ajo për Indeksonline.

Ndërsa kur është pyetur nëse AAK-ja do të votojë ndonjë kandidat tjetër nga LVV-ja, ajo tha se AAK-ja ka dhënë disa propozime për kandidatë, mirëpo mbetët në dorë të VV-së./Indeksonline/