Ronaldos nuk po i ec me Al Nassr, elimonohet nga Liga e Kampionëve aziatike

Në një mbrëmje dramatike në King Abdullah Sports City, Kawasaki Frontale ka eliminuar Al-Nassr nga AFC Champions League, duke fituar me rezultat 3-2.
Pavarësisht dominimit të Al-Nassr në posedimin e topit, skuadra japoneze tregoi efikasitet të jashtëzakonshëm dhe siguroi një vend në finalen e madhe.
Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij u përpoqën të riktheheshin në lojë, por goli i vonë i Ayman Yahya nuk ishte i mjaftueshëm për të shmangur eliminimin.
Kawasaki Frontale tani do të përballet me Al Ahli në finalen e turneut, duke synuar të shkruajë histori në futbollin aziatik.