75 Mall Live Search
20:56 / E Mërkurë, 30 Prill 2025 / Gj. Sh

Probleme për Yamalin pak minuta para ndeshjes me Interin, tërhiqet para ngrohjes (FOTO)

lamine Yamal ka pasur një problem pak minuta para ndeshjes gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve, kundër Interit.

17-vjeçari u largua para kohe nga nxemja me skuadrën katalanase, për shkak të problemeve fizike, shkruan IndeksOnline.

Mediat spanjolle raportuan se ai nuk do të luaj nga minuta e parë pas këtij problemi, por duket se gjithçka është në rregull me futbollistin spanjoll i cila do ta nis ndeshjen nga fillimi.

Sot, Lamine Yamal do të luaj ndeshjen e tij të 100-të me fanellën e Barcelonës, vetëm dy vjet pasi debutoi në ekipin e parë të Barcelonës./IndeksOnline/