Trepça përsëri në finale, eliminohet Prishtina

Trepça është finalistja e parë e play-offit të Superligës.
“Xehtarët” do të kërkojnë të mbrojnë titllin e kampioniit, pasi eliminuan Prishtinën në gjysëmfinale, me seri të fitoreve 3-1, shkruan IndeksOnline.
Në ndeshjen e katërt, e cila u zhvillua në ”Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, Trepça shënoi fitore me rezultat 80-84.
Tekele Mozet Cotton i Trepçës ishte basketbollisti më i dalluar në ndeshje, me 18 pikë, derisa te Prishtina u dallua Ricky Tarrant me 16 pikë.
Në finale Trepça e pret fituesin e ndeshjes Peja – Bashkimi.
Kujtojmë që skuadra prizrenase udhëheq serinë e fitoreve në 2-1./IndeksOnline/