Spektakel në ”Lluis Companys”, mbyllet me barzim pjesa e parë e ndeshjes Barcelona – Inter

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve, mes Barcelonës dhe Interit.
Rezultati në stadiumin ”Lluis Companys” pas 45 minutave lojë është i barabartë, 2-2, shkruan IndeksOnline.
Interi e nisi fuqishëm ndeshjen, duke kaluar në epërsi vetëm pas 30 sekondave lojë, me golin e Marcus Thuram.
Denzel Dumfries dyfishoi rezultatin e zikaltërve, në minutën e 21-të.
Pas katër minutave lojë, Barcelona arriti ta ngushtoj rezultain, me golin e Lamine Yamal.
Golin e barazimit e shënoi Ferran Torres, në minutën e 38-të./IndeksOnline/