75 Mall Live Search
11:02 / E Enjte, 01 Maj 2025 / mp

LDK assesi s’pranon votimin e fshehtë

Deputetja nga LDK-ja Hykmete Bajrami në emër të partisë, e ka kundërshtuar propozimin e kryesuesit të seancës Avni Dehari, që votimi i kryeparlamentares të votohet me procedurë të fshetë.

Ajo ka paralajmëruar se nëse procedohet në këtë mënyrë, lënda do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Në asnjë pikë të rregullores nuk thuhet që mundesh me ndryshu mënyrën e votimit pasi që ke hy në proces. Ne jemi në proces, dhe krejt çka lejohet është që të procedojmë me votim kaq. Në qoftë se ju do të procedoni, natyrisht që kjo land do të procedohet në Gjykatën Kushtetuese.”, tha Bajrami.

Tashmë ka nisur vazhdimi i seancës konstituive, që sërish do të drejtohet nga Avni Dehari.

Ai tha se në sallë janë të pranishëm 110 deputetë.

Konstituimi i kuvendit ka ngecur në pikën për zgjedhjen e kryeparlamentares, pasi Albulena Haxhiu si propozim i VV’së nuk po arrin t’i marrë 61 votat e nevojshme.