75 Mall Live Search
22:39 / E Enjte, 01 Maj 2025 / MSH

Murati për metodën e votimit në Kuvend: U ndryshua në fillim të procesit, jo në mes të tij

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se nuk është ndryshuar metoda e procesit në mes të votimit.

Por, Hekuran Murati thotë se ishte fillim i procesit, e jo mesi tij.

Përmes një postimi në Facebook, Murati ka thënë se “sa herë që dështon një proces votimi, siç ka ndodhur në seancat e kaluara, rifillon një proces i ri”.

“Për ata që po ankohen se sot u ndryshua metoda e votimit në mes të procesit: Jo, nuk po ndryshohet metoda e votimit në mes të procesit.  Metoda e votimit po ndryshohet në fillim të procesit. Sa herë që dështon një proces votimi, siç ka ndodhur në seancat e kaluara, rifillon një proces i ri.  Prandaj secilën herë, siç edhe e keni vërejtur, në çdo proces të ri, Kryesuesi i seancës e fton përfaqësuesin e partisë fituese, Lëvizja Vetëvendosje, ta propozojë nominimin për Kryetar të Kuvendit”, ka shkruar Murati.