Arrestohet një person në Pejë, kërcënoi dhe sulmoi policin në një ndeshje sportive

Një person është arrestuar në Pejë, pasi që kishte goditur dyert e sallës së sportit me shqelma e pastaj kishte kërcënuar dhe sulmuar një zyrtar policor.
“Pejë / 01.05.2025 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte goditur dyert e sallës së sportit me shkelma dhe pas hapjes së dyerve kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor, i cili ishte në sigurim të ndeshje së sportit. I dyshuari më pas kishte kërcënuar zyrtarët policorë. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor./Indeksonline/