Chelsea planifikon t’ia bëjë “gardën e nderit” Liverpoolit

Skuadra e Chelseat këtë të dielë luan ndaj Liverpoolit, ndeshjen e vlefshme për Premier League.
Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca e konfirmoi në konferencë për media, se do t’i bëhet “garda e nderit” kampionëve të këtij sezoni, shkruan Indeksonline
“Mendoj se kjo është një traditë, është diçka që duhet bërë dhe ne do ta bëjmë”, u shpreh Maresca
Pra lojtarët e Bluve të Londrës do i bëjnë “gardën e nderit” kundërshtarit të tij, Liverpoolit të dielen në “Stamford Bridge”.
Liverpooli javën e kaluar pas fitores ndaj Tottenham Hotspurit siguroi edhe matematikisht titullin e këtij sezoni 2024/25 në Premier League./Indeksonline/