75 Mall Live Search
14:46 / E Premte, 02 Maj 2025 / S Z

Takimi me Mbretin Abdullah II, Begaj: Folëm për mbështetjen e Kosovës nga Jordania për njohje të reja

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka treguar se në takimin që e pati sot në Tiranë me Mbretin  Abdullah II të Jordaanisë, kanë biseduar edhe për Kosovën.

Begaj ka pohuar se është folur për mbështetjen e Jordanisë ndaj Kosovës për njohje të reja dhe për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

“Abdullah II, vullnet i përbashkët për të thelluar më tej bashkëpunimin. Me rëndësi rritja e shkëmbimeve tregtare dhe e investimeve jordaneze në Shqipëri. Jordania, mbështetje Kosovës për njohje të reja dhe hyrje në organizmat ndërkombëtarë. Shqipëria mbështet hapjen e zyrës ndërlidhëse të NATO-s në Jordani. Jordania, vend partner i rëndësishëm në krahun jugor të NATO-s”, ka thënë Begaj, sipas ABCNews.al