Vetaksident në “Bregun e Diellit”, motorristi e pëson keq nga puseta e hapur (Pamje)

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht në lagjen “Bregu i Diellit”.
Sipas pamjeve të siguruar nga IndeksOnline, në vetaksident është përfshirë një motoçikletë.
Ky aksident ka ardhur si pasojë e mungesës së sinjalizuesve për kapun e hapur të pusetës.
Në vendin e ngjarjes ka arritur policia dhe autoambulanca, ndërsa dyshohet edhe për të lënduar.
Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/