75 Mall Live Search
10:26 / E Shtunë, 03 Maj 2025 / FR

Kurti futet në sallë, Konjufca përshëndet deputetët e PDK-së

Në seancën e dhjetë të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti hyri në sallën plenare pak para fillimit të seancës.

Në të njëjtën kohë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, u ndal për një moment pranë ulëseve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ku përshëndeti disa prej deputetëve të kësaj partie.

Ky gjest është interpretuar nga mediat si një shenjë e një qasjeje më dialoguese nga ana e Konjufcës, në një kohë kur tensionet politike në Kuvend mbeten të larta./IndeksOnline/