75 Mall Live Search
16:54 / E Shtunë, 03 Maj 2025 / MSH

Pas ndarjes nga Arioni, Diana nis një romancë të re?

Diana Tahiri duket se e ka marrë veten mjaft mirë nga ndarja me Arionin.

Bukuroshja shqiptare nuk është deklaruar shumë nga fikja e shkëndijave me Arionin, me të cilin nisi një lidhje brenda reality-shout “Big Brother VIP Kosova”.

Ajo është munduar ta mbajë larg vëmendjes së ndjekësve këtë pjesë, duke u fokusuar më shumë në projektet e saj, shkruan IndeksOnline.

Por, një postim së fundmi në “Instagram Story” të saj ngjall shumë dyshime.

“His and hers” ka shkruar Diana në fotografinë ku shfaqet një dorë burri me cigare dhe një dorë gruaje, po ashtu me cigare.

Përshkrimi një fjalë zakonisht përdoret nga çiftet që ndajnë gjëra të njëjta.

Mos vallë Diana i ka hapur dyert një romanceje të re? Mbetet të shihet!/IndeksOnline/