Ferizaj: Tejkaluan shpejtësinë maksimale, gjobiten dy shoferë

Më 1 dhe 3 maj, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, policët ndaluan dy shoferë: Ç.XH., 24 vjeç dhe F.S., 48 vjeç, të cilët po lëviznin me shpejtësi mbi kufirin e lejuar prej 40 km/h.
Njëri prej tyre lëvizte 76 km/h dhe tjetri 71 km/h, transmeton IndeksOnline.
Për këto kundërvajtje, secilit iu shqiptua gjobë prej 200 eurosh, 2 pikë negative dhe ndalim i patentë shoferit për 3 muaj.
“Policia Rajonale e Ferizajt apelon për respektim të rregullave të trafikut dhe inkurajon qytetarët të raportojnë shkeljet përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” apo në numrat: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.
Të gjitha raportimet trajtohen në mënyrë konfidenciale”, thuhet në njoftimin e policisë.