75 Mall Live Search
14:45 / E Diele, 04 Maj 2025 / Gj. Sh

Gjendet pa shenja jete një grua në Batllavë

Para disa minutave në afërsi të Liqenit të Batllavës (te plepat), është gjetur një person pa shenja jete.

Burimet e IndeksOnline mësojnë se trupi i pajetë i përkiste një gruaje rreth të 40-tave.

Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipi i Mjekësisë Ligjore, të cilët kanë nisur procedurat për zbardhjen e rastit.

IndeksOnline është në pritje të përgjigjes nga policia.