75 Mall Live Search
19:31 / E Diele, 04 Maj 2025 / G T

Chelsea e mposht Liverpoolin e relaksuar, bën një hap të rëndësishëm për t’u futur në Champions

Skuadra e Chelseat ka shënuar fitore të madhe ndaj Liverpoolit me shifrat 3:1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Premier League.

Golat për Blutë e Londrës i shënuan: Enzo Fernandez, Quansah (autogol) dhe Cole Palmer, shkruan Indeksonline

Të vetmin për “The Reds” e shënoi kapiteni Van Dijk.

Chelsea me këtë fitore bën një hap të rëndësishëm në garë për top-4 dhe për të siguruar një vend në Champions. Blutë tani kanë 63 pikë në pozitën e pestë, aq sa ka edhe Newcastle United./Indeksonline/