75 Mall Live Search
07:45 / E Hënë, 05 Maj 2025 / Z S

Shkelësit e rregullit “Kutia e verdhë” në Prishtinë do të dënohen me 80 euro

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për herë të parë në Kosovë ka filluar aplikimin e shenjëzimit të njohur si “Kutia e Verdhe” (Yellow Box Junction).

Kjo po bëhet në rrugën ‘’Agim Ramadani’’ në qytetin e Prishtinës. E sipas Drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci kushdo që nuk e respekton këtë mund të gjobitet deri në 80 euro.

“Të gjithë shoferët janë të obliguar që: Të mos hyjnë në këtë zonë nëse nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për të përfunduar kalimin e udhëkryqit! Të shmangin çdo ndalim brenda kësaj zone, me qëllim të mos bllokohet trafiku! Shkelësit e këtij rregulli do të ndëshkohen me gjoba deri në 80 euro”, ka thënë drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, në një video që e ka publikuar në Facebook, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama./Indeksonline/