Shtiu me armë zjarri në Gjakovë/ Arrestohet një person, konfiskohen pjesë të armës AK-47

Një rast i armëmbajtjes pa leje dhe përdorimit të armës është regjistruar pasditen e së dielës në Gjakovë, ku një person është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, më 4 maj 2025, rreth orës 16:30, i dyshuari – mashkull kosovar – ka shtënë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Në vendin e ngjarjes, hetuesit kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja, ndërsa arma e përdorur nuk është gjetur.
Në kuadër të hetimeve, është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit, ku janë zbuluar dhe konfiskuar dy karikatorë dhe kondaku i një arme të tipit AK-47.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./IndeksOnline/