4 të lënduar në aksidentin në Pejë, ishte e përfshirë edhe një veturë e policisë

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në rrugën “Papa Klimenti” në Pejë.
Në këtë aksident është përfshirë edhe një veturë e policisë.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku njoftoi se katër persona kanë mbetur të lënduar.
Gashi, bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit rajonal të Pejës.
Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./IndeksOnline/
