75 Mall Live Search
09:16 / E Martë, 06 Maj 2025 / mp

Drejtori i policisë për familjen ku ndodhi vrasja: Ka rreth një vit që jetojnë e punojnë në Kosovë

Drejtori i policisë në Prizren, Faton Aliu, ka folur për ngjarjen tragjike në Prizren, ku dyshohet se babai vrau njërën vajzë dhe plagosi tjetrën.

Ai u shpreh se familja ku ndodhi ky rast ka rreth një vit që jetojnë dhe punojnë në Kosovë, përcjell Klankosova.tv.

“I dyshuari është nën mbikëqyrje, kontroll policor, e po ashtu edhe gruaja e të dyshuarit, nëna e viktimës, sepse bëhet fjalë për një familje katëranëtarëshe, sipas informatave të para, dyshohet rreth një vit ka kohë që këta jetojnë dhe punojnë në Kosovë, nuk kemi raste të raportuara më herët për ta, për ndonjë mosmarrëveshje eventuale apo për ndonjë incident tjetër”, është shprehur ai.