I shkaktoi lëndime me thikë familjares së tij, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Malishevë pasi që me thikë dyshohet se i kishte shkaktuar lëndime trupore familjares së tij.
Policia bën të ditur në raport se viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.