75 Mall Live Search
09:45 / E Martë, 06 Maj 2025 / A. M.

Arrestohet i dyshuari për vjedhjet në Mitrovicë-Veri

Më 05.05.2025, rreth orës 13:00 në stacionin policor Mitrovicë -Veri është paraqitur një qytetar, i cili ka raportuar një rast tjetër të vjedhjes që kishte ndodhur në lokalin e tij në rrugën “Lola Ribar”, më  03 maj 2025.

Sipas ankuesit, person/a të panjohur kishin dëmtuar derën e lokalit dhe kishin vjedhur një portofol te zbrazur në vlerë 8 (tetë) euro, një telefon , 17 (shtatëmbëdhjetë) euro para të gatshme si edhe dy pije alkoolike. Në bazë të pamjeve të kamerave të sigurisë, është konstatuar se këtë vjedhje e kishte kryer i njëjti person që tashmë është arrestuar dhe ndaj të cilit ishin raportuar edhe dy raste të mëparshme të vjedhjeve në rrugët “Kral Petri” dhe “Car Lazar”.

I dyshuari M.M., 31 vjeç, ishte arrestuar më 04.05.2025 në vendin e tij të punës në fshatin Zabërgj, Mitrovicë-Jug dhe kishte pranuar kryerjen e këtyre veprave penale gjatë intervistimit në prani të avokatit të tij.

Në lidhje me rastin e tretë të raportuar më 05.05.2025, pas konsultimit me Prokurorinë e Shtetit, është iniciuar rasti penal “Vjedhje e rëndë”, dhe i dyshuari mbetet në masën e ndalimit për 48 orë, në pritje të procedurave të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj për zbardhjen e rasteve penale dhe garantimin e sigurisë publike.