Abdixhiku për 26-vjetorin e Fehmi Aganit: Një prej shtyllave ideologjike të lëvizjes sonë kombëtare

Në përvjetorin e 26-të të vrasjes së intelektualit dhe veprimtarit të shquar shqiptar, prof. Fehmi Agani, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kujtuar me nderim figurën dhe veprën e tij, duke e cilësuar si një nga shtyllat kryesore të rezistencës paqësore të Kosovës.
“Më 6 maj të vitit 1999, Kosova humbi njërin nga veprimtarët e mëdhenj – prof. Fehmi Aganin, intelektualin e urtë, politologun vizionar, sociologun dhe atdhetarin e paepur”, deklaroi Abdixhiku në një mesazh përkujtimor.
Ai theksoi se vrasja e Aganit nga forcat serbe përbën një plagë të thellë për Kosovën, duke thënë se ishte një atentat ndaj mendjes, urtësisë dhe një prej shtyllave ideologjike të lëvizjes sonë kombëtare./Indeksonline/